Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri bëhet kryetar i një subjekti politik në Ferizaj?

Labinot Tahiri, këngtari i mirënjohur nga qyteti i Ferizajt, pas shumë angazhimeve të tij në fushën e muzikës gjithashtu edhe në fushën e bamirësisë pritet që shumë shpejtë të marr edhe një drejtim tjetër.

Labi pritet të aderoj në njërën nga subjektet politike para zgjedhjeve të ardhshme. Ai edhe vetë e kishte pohuar se adhuruesit e tij mund ta shohin atë të involvuar shumë shpejt në politikë.

Labinot Tahiri ka qenë i përfolur për një aderim të mundshëm në subjektin e AAK-së të Ramush Haradinajt, mirëpo deri më tani nuk kishte asgjë konkrete.

Burime të Ferizajpress.info mësojnë se këngëtari ferizajas mund të ju bashkangjitet partisë së biznismenit më të madhë në Kosovë , Behgjet Pacolli.

Këngëtari ferizajas ka qenë edhe pjesë e diskutimeve të kryesisë së AKR-së dega në Ferizaj në mbledhjën e fundit të mbajtur ditë më parë. Mësohet se Pacolli është duke bërë reforma të ndryshme në të gjitha degët të subjektit të tij.

Darka e fundit nga Labinot Tahiri me liderin e partisë së AKR-së Behgjet Pacolli mund të jetë vendimtare për Labin si Kryetar i Degës së Ferizajt të këtij subjekti.

Labi edhe përmes një postimi në rrjetin social facebook e ka përshkruar darkën me pacollin si “Darka e qëlluar..!” ku mund të kuptojm se është ndarë i kënaqur nga ai takim.

Exit mobile version