Site icon Telegrafi

Labinot Tahiri anulon protestën e të mërkurës para Qeverisë

Labinot Tahiri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, dje (e diel) bëri thirrje për protestë për shkak të masave që reja që janë ndërmarrë nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai kërkoi që të mërkurën të mbahet një protestë para Qeverisë, i cili njëherësh ftoi edhe Shoqatën e Gastronomëve si dhe kolegët e tij.

Megjithatë, Labi ndaloi këtë iniciativë pasi nuk kishte përkrahjen e dukur as nga artistët e estradës shqiptare.

Labinot Tahiri (Foto: Instagram)

Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Tahirit (pa ndërhyrje):

“Ministër rri qetë e vazhdo e vepro si të dojë shpirti. Një parim e kam pas në jetë, kur jem nis me kry një punë me rëndësi, nuk i kam lënë vet njerëzit, por ua kam hap rrugën dhe besa kam lënë vetën keq për të tjerët. Sot dhe dje, e pash estradën që i kanë punët mirë, pronarët e kafiterive, clubeve dhe hotelerisë, të cilët nuk qenkan të interesuar për me dal për të drejtat e tyre.

Ata fallc qenkan duke u ankuar, përjashtim disa. Ministër vazhdo më masa të reja se kështu duam ne, sa më shumë të na poshtërosh aq më shumë nuk e qojmë kokën.

Ja pafshi hajrin masave të reja, e këndoni nëpër shtëpia. Unë e anuloj iniciativën time për protestën e të mërkurës. Faleminderit shumë nga ata që ishin të gatshëm për protestë.

Postoni drekat e darkat e nuk ishit të gatshëm një iniciativë të përbashkët me e postua e me përkrah. Bravo.

Zoti i ruajt familjet nga çdo sëmundje në vendin tonë.

LABI-FKSH”.

Ndërkaq, Zemaj ditën e sotme (e hënë) mbajti një takim me disa artistë shqiptarë, me të cilët ka biseduar për kompensimin e veprimtarive të dëmtuara përmes pakos emergjente. /Telegrafi/

Exit mobile version