Telegrafi

Labinot Haliti kontratë të re me Newcastle Jets

Kosovari i rikthyer te klubi, aktualisht është si zëvendësues i të lënduarit Marko Jesic, ndërsa kontrata e re do ta mbajë 23-vjeçarin te Jetsat deri në fund të sezonit 2011/2012.

Haliti, i cili ka luajtur në Kroaci, Shqipëri dhe Kosovë, është sulmues i cili mund të adaptohet si mesfushor ose sulmues i dytë dhe ka aftësi të jashtëzakonshme teknike.