Telegrafi

Labinot Gashi do të bëhet baba, Qëndresa shtatzënë? (Foto)

Kanë mbetur disa ditë nga dasma e Labinot Gashit me të fejuarën e tij Qëndrën, por mediat vazhdojnë të spekulojnë.

Një nga çiftet e njohura të shoubizit do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë fundjavën e ardhshme.

Megjithatë, mediat shqiptare raportojnë se tashmë Qëndresa po e pret fëmiun e parë me Labinot Gashin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Estradës Shqiptare (Foto/Video)

Ditë më parë ajo organizoi mbrëmjen e beqarisë ku ajo kishte publikuar shumë imazhe festive.

Kjo ka nxitur mediat që të spekulojnë për stomakun e fryrë të saj, për një shtatzëni të mundshme të saj me prezantuesin.

Viti 2017 ishte viti i dasmave në shoubizin shqiptar, ku Geti, Marina, Besnik Qaka e Lolita dhe Bes Kallaku e Xhensila u martuan.

Dasma e Labinot Gashit me Qëndrën pritet të mbyllin sezonin e dasmave. /Telegrafi/