Prezantuesi Labinot Gashi është i njohur për shqiptarët si udhëheqës i programit të tij “1 kafe me Labin”, emision të cilin e udhëheq prej vitesh.
Ndonëse gjatë verës merret me edicionin veror të sezonit të tij, Labi duket se e ka gjetur veten edhe në një tjetër fushë.
Nuk është marrë asnjëherë me këndim ,por një video e publikuar nga Alban Mehmeti në InstaStory, tregon të kundërtën.
Ai ka publikuar një video e cila e shfaq Labin me mikrofon në dorë teksa improvizon në mënyrë të rastësishme disa këngë.
Ky prezantim i tij duket të ketë bërë për të qeshur të pranishmit, megjithatë ka krijuar sado pak atmosferë. /Telegrafi/