Labinot Gashi ka treguar për herë të parë një histori të tmerrshme të cilën e përjetoi vitin e kaluar.
Gjithçka ka të bëjë me trazirat e fundit në Turqi, ku moderatori bashkë me vëllaun e tij Gentin u gjendën rastësisht atje.
Labi tregon se ishte një ditë vërtet e tmerrrshme, dhe kujton momentin kur i kishte thënë Gentit të shkonin në hotel, ndërsa gjatë rrugës janë ndeshur me një grumbull të madh policësh dhe njësi speciale të cilët ishin mbledhur për të shuar trazirat.
Moderatori më tej shtoi se për të shkuar te hoteli ishin detyruar të kalonin përmes policëve, dhe secili prej tyre kur kalonte Labi i drejtonte armën e tij.
Mirëpo për të shpëtuar Labi tregoi se vetëm bërtiste fjalën “turist”, për të treguar që nuk ka të bëjë me ngjarjet që ndodhën atje.
Për të parë këtë rrëfim, ndiqni intervistën nga minuta 16:00. /Telegrafi/