Një nga produksionet e para muzikore e filmike në Kosovë, Produksioni Labia, po vazhdon të prodhojë materiale të shumta unike për ndjekësit e saj.
Së fundmi, Labia ka paralajmëruar një program të pasur për festat e fundvitit, “Gëzuar 2020” i cili do të transmetohet në RTV Dukagjini në kuadër të programit festiv të Vitit të Ri.
Një program ky i përshtatshëm për të gjitha moshat dhe i pëlqyer jashtë mase, pasi që disa sekuenca veç se janë lëshuar në YouTube.
Për më shumë informata rreth programit dhe për publikimet më të fundit, vizitoni kanalin e Produksionit Labia në Youtube.