Këngëtari e ish-deputeti, Labinot Tahiri, është mjaft aktiv dhe i zëshëm në çështjet e përditshme që kanë të bëjnë me vendin.
Ai së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit falënderon Policinë e Kosovës për punën e bërë gjatë këtyre ditëve, duke theksuar se është krenaria e çdo familje.
I njëjti madje u ka premtuar një darkë të mirë me ‘qingja e muzikë’ pas përfundimit të këtyre operacioneve.
Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):
“DHURONI URIME E LUTJE PËR POLICINË E SHTETIT TONË.
Policia jonë krenaria e çdo familje!
Ju ruajt Zoti.
Miku im, Komando, iu bën të fala të gjithë shokëve e kolegëve atje, edhe atyre njesiteve policore!
Kur të përfundojnë këto operacione, e bejmë nje darkë supêr të mirë me kingja e muzikë, sapo të qetsohet pandemia!
Rrnoftë , Policia jonë , Kosovë e Shqipërisë”. /Telegrafi/