Site icon Telegrafi

Labi tregon se si e mori rrugës një kalimtar rasti në veturën e tij: I moshuari nuk më njohu, por më uroi me fjalë shpirti

Foto: Labinot Tahiri/InstaStory

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri, e ka dëshmuar disa herë anën e tij humanitare.

Ai vazhdimisht ndërmerr aksione të shumta bamirëse, teksa ka themeluar edhe fondacionin e tij të quajtur “Labinot Tahiri” në Ferizaj.

Labi është shumë aktiv në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe nga aktivitetet e tij qoftë muzikore apo bamirëse.

Labinot Tahiri (Foto: Ridvan Slivova)

Së fundmi, këngëtari ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shihej në veturën e tij bashkë me një mik, teksa udhës kishin marrë edhe një të moshuar.

Në përshkrimin e fotografisë, Labi thotë se nuk e njohu të moshuarin, por as i moshuari nuk e kishte njohur atë – teksa e shpiu deri në destinacionin ku kishte për të shkuar.

Foto: Labinot Tahiri/InstaStory

“Kalimtar i rastit! Babloki, i s’di kujt është, ama nga Kosharja e deri në Lipjan e mora me vete! Ai as nuk më njohu dhe nuk e njoha, por na uroi nga zemra që nuk e lamë duke pritur në diell dhe filloi me na urua me fjalë të shpirtit, sepse plaku nuk mendon keq! Baca Plak, u pafshim me të mira e të fala familjes! Zoti i bekoftë gjithë pleqtë”, ka shkruar Labi në mbishkrimin e fotografisë.

Këngëtari ka njoftuar gjithashtu fansat e tij se është në përgatitje e sipër të një projekti të ri muzikor në bashkëpunim me Albina Kelmendin. /Telegrafi/

Exit mobile version