Në fillim të këtij viti deputeti dhe këngëtari nga Ferizaji, Labinot Tahiri, ka bërë një premtim për publikun, duke thënë se nuk do t’i presë flokët e as mjekrën deri sa të liberalizohen vizat.
Por, duket se këtë premtim ai nuk e ka mbajtur dhe këtë gjë mund ta vëreni në klipin e tij më të ri.
Këngëtari 36 -vjeçar dje ka publikuar projektin e ri të titulluar “Boomerang”, ku shihet ndryshimi që ka bërë në pamje.
Ky projekt i Labit pason pas atij “Faleminderit për ditët e mira” dhe me këtë emër do të titullohet edhe albumi i tij më ri, i cili publikohet gjatë ditës së sotme.
Gjatë kësaj kohe Tahiri do të jetë mjaft i angazhuar edhe në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/