Site icon Telegrafi

Labi thotë se do ta vizitojë të martën profesorin e Vushtrrisë, ndërsa do t’ia bëjë një dhuratë një pushim në Shqipëri ose Turqi

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, ka bërë një reagim në lidhje me profesorin e Vushtrrisë, Lulzim Pacin, që u bë viral në rrjetet sociale me vallëzimet e tij.

Ai ka bërë një postim në Facebook duke treguar mbështetjen e tij për profesorin, ndërsa thotë se ato janë video motivuese për nxënësit, në kohën kur e gjithë rinia janë të dëshpëruar.

Labi tutje ka shtuar se nesër (e martë) do ta vizitojë dhe se do t’ia bëjë një dhuratë, tri ditë pushime në Shqipëri ose në Turqi.

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Prof i dashur, pata vendosur me u marr vetëm me punët e mia dhe me raste të cilat kanë nevojë për sherim, sepse ndryshe, ketu gjithçka është politizuar.

Prof i dashur, ju keni bërë punën më të mirë, duke i motivuar nxënësit dhe duke ju dhuruar vullnet me ato video supër personale, në kohën kur e gjithë RINIA E KOSOVËS është jashtemase e deshperuar.

Vella, vazhdo jetën tënde ashtu siq je , sepse po të jesh vetvetja të do Zoti, e kur të do Zoti nuk ke pse merzitesh për asgje.
Ju jeni mesues , jeni një HERO.

PROF i dashur, nesër do të vizitojë dhe do të ju dhurojë një dhuratë nga ” Dora e Shqiptarëve” qē të shkoni në pushime 3 ditë , Shqipëri ose në Turqi. thjeshtë theje deri N’rrahime siq e perdorim ne në shoqeri

Te duam,

Me respekt për ju, nxënësi , nxënësit dhe vellau me të gjithë shqiptarët.

Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version