Labinot Rexha – Labi, ka sjellë klipin e ri mbrëmë me valltaren dhe këngëtaren, Donjeta Kosumi – Kallashi.
Jo si jemi mësuar ta shohim, Labi në projektin e tij me kompaninë Artvision solli ndryshe valltaren seksi.
Ai thotë se Kallashi është një person që anën e vet të butë e ka shfaqur shumë herë dhe se është një person fenomenal për të punuar.
“Kallashi është profesioniste. Kemi bashkëpunuar edhe më herët, dhe është e natyrshme që të kemi sërish bashkëpunime. Ajo është një person shumë i mirë, më vjen keq pse ajo keqkuptohet, por është një person i mirë e profesional”, theksoi Labi për Kallashin.
Ai foli edhe për atë se kujt ia dedikon suksesin në karrierë.
“Zoti, familja dhe bashkvendasit e mi, i gjithë Rahoveci, këta janë më meritorët nëse kam arritur diçka në jetë e karrierë”, tha Labi pas publikimit të klipit të tij hot me Kallashin. /Telegrafi/