Site icon Telegrafi

Labi rikthehet në ekranin e RTV 21, ndjen nostalgji (Foto)

Labinot Gashi njihet si imazh i RTV 21 me emisionet e tij ndër vite. Por, së fundmi ai u bë temë e medieve rozë për largimin nga kjo shtëpi mediatike.

Sidoqoftë, Labinot Gashi tash ka gjetur sërish veten te dashuria e tij e parë. Prezantuesi është angazhuar në kuadër të Zhurma Shoë që të ndajë çmimin e “Best Dance”.

Dhe, teksa e ndau çmimin me këngëtaren seksi të zhanrit pop folk, Shkurte Gashin, ai tregoi se ka nostalgji të madhe.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth yjeve seksi shqiptare (Foto/Video)

“Erdha sonte me Shkurte gashin dhe u riktheva në TV 21 pas disa kohe”, ka thënë Labi teksa ndau çmimin. Ai ndjeu emocione të veçanta tekas ndau këtë çmim.

Labinot Gashi vazhdon të jetë pjesë e KTV-së, pavarësisht se ka emocione teksa flet për shtëpinë e vjetër të tij. Ai ka vazhduar të punojë me një format të emisionit për të cilin edhe njihet, por me më pak sukses se në televizionin e kaluar.

Vet Labi ka një jetë të lumtur me Qëndresën tash e sa kohë, me të cilën edhe ka një romancë e cila u përfol shumë në media.

Labinot Gashi një dekadë që është top prezantues televiziv. Ai ka qenë nikoqir i shumë festivaleve të mëdha dhe ngjarjeve me rënëdsi në shoubizin shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version