Site icon Telegrafi

Labi reagon pas vendimit për mbajtjen e dasmave në Shqipëri, shpreson që të mbahen edhe në Kosovë

Labinot Tahiri

Dasmat dhe ahengjet muzikore kanë qenë një nga temat kryesore gjatë këtyre ditëve pas ndalimit nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Kjo ka bërë që të ketë diskutime të shumta nga artistët shqiptarë, ndonëse i pari ishte këngëtari Labinot Tahiri, ai i cili paralajmëroi protesë nëse njëmend do anulohen dasmat.

Megjithatë, Labi së fundmi ka shpërndarë postimin e komedianit Ermal Mamaqi, i cili ka njoftuar se në Shqipëri do mbahen dasmat por natyrisht me disa rregulla.

“Lajm i mirë për nuset e Ami Event dhe jo vetëm, për të gjitha dasmat 2020. Mbas një takimi me Ministrin e Turizmit Blendi Kosi, si përfaqësues të një industrie shumë të fuqishme për ekonominë shqiptare (rreth 200Mln Euro/Vit) morëm një lajm të mrekullueshëm për të gjithë ata që kanë dasma në 2020. Në dt 23 qershor me lirimin e masave do mundësohet edhe realizimi i ceremonive martesore sipas një protokolli të aprovuar nga organet përkatëse. Me një numër të reduktuar, duke respektuar distancimin social, do mundemi që të mbajmë premtimin për të realizuar kujtimin tuaj më të bukur. Ju jemi mirënjohës për mirëkuptimin në këto ditë të vështira të planetit”, ka shkruar Mamaqi në postimin e tij.

Krahas postimit, artisti inga Ferizaj shpreson që e njëjta gjë të ndodhë edhe në Kosovë, duke thënë se nëse dështon sezona humb edhe buxheti i shtetit.

Ky është postimi i plotë i Labinot Tahirit:

“Hajde bre do dhashtë Zoti që edhe në Kosovë të ndodhe njëjta gjë nga Ministri i nderuar Vitia dhe Kryeministri Kurti, që të lejohet sezona normal me masat të cilat i paraqet ministria. Vlerë të madhe humb edhe buxheti i shtetit nëse dështon sezona për hoteleri, butika, frizer sallone e shumë të tjera nga gastronomia. Shëndetin e paqim gjithmonë e mos po bëhet mire. Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovê e Shqipërisë”.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version