Ai dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen disavjeçare me Qëndresën.
Bëhet fjalë për moderatorin Labinot Gashin, i cili organizoi një martesë të veçantë ku një pjesë e saj kaloi në tren.
Tani dyshja pritet të shtohen me një anëtar të ri të familjes, ku këtë gjë e kishte bërë të ditur muaj më parë, por tek sot ka treguar gjininë e fëmijës.
Çifti pritet të jenë prindër të një vajze, të cilën gjë e ka zbuluar Labi përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram.
“Unë dhe këto të dyjat”, duke e drejtuar kamerën e telefonit kah bashkëshortja. Qëndresa i vërehej qartë barku i rrumbullakosur duke na bërë me dije se së shpejti do të shtohet familja Gashi.
Ndryshe, Labin do ta shohim edhe në sezonën e ardhshëm në ekranet e mëdha të televizive.
URIME! /Telegrafi/