Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka bërë sërish një status në rrjetet sociale, i cili është diskutuar shumë nga fansat e tij.
Bëhet fjalë për një shkrim lidhur me pandeminë COVID-19, ku këngëtari parasheh se në muajt në vazhdim, populli do të përballet me një varfëri të madhe të shkaktuar nga papunësia.
Ai shkruan se në muajt në vazhdim, qytetarët e Kosovës do të përballen me muajt më të vështirë që nga paslufta.
Mes rreshtash, Labi shkruan se do të shpreh gatishmërinë e tij që të ndihmojë qytetarët me aq sa mundet.
Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“PO E SHOHIM SE QEVERISË NUK I INTERESON AS NJEHERË NËSE NGA MUAJT E ARDHSHËM MUND TË NDODHIN VETËVRASJE NË VENDIN TONË NGA MBYLJJA E SHUMË BIZNESEVE DHE E VARFERISÊ NÊ POPULL!!
Ne mund të pim kafe, por nuk mund të harrojmê se dikush do përjetojë tmerret nga varferia në muajt e ardhshem!
Duke i qa hallet me juve!
Lexoni sepse për ju ështê.
Përshëndetje të dashur vllezër e motra!
Për bese të Zotit e të Shqipës, shumë herë nuk dua të shkruaj dhe nuk dua aspak të merrem me jetën e të tjerëve, por duke e parë gjendjen si është në këtë vend, duke e pa rrënimin jetës së shumëkujt para syve, është e pamundur me qëndru indiferent e mos mu shqetësu!
-Sot, u futa në një butik tek një shok i imi, duke bisedu më tregoi që vetëm në pjesën ku ai punon janë mbyllur afro 6 butika dhe dy ëmbëltore! Imagjinoni në krejt Kosovën sa e kane pas këtë ‘fat’ ???!!!
Pra, po presim muajt më të vështirë të jetës që po bëjmë që nga pas-lufta!
Të dashur njerëz, lutuni e besoni te Zoti dhe mbajeni mendjen të kthjellët e mos u dorëzoni me ardh deri te depresioni, nëse veq po humbni bizneset e punën në këtë kohë, kërkoni ndihmë nga familja, nga miqtë, nga profesionist të shëndetit mendor, si dhe nga shteti, sepse e dim që njeriu kur ngushtohet, kur nuk sheh dritë ne horizont, mund t’i bëjë keq vetes së tij!
Arsyet jane:
qeraja,
tatimet,
kreditë,
rryma,
uji,
shëndeti,
ushqimi, si dhe nevoja tjera të familjes, përfshi këtu edhe fillimin e shkollave, kërkesat e fëmijëve etj.
Pra, me gjithë këto detyrime, rrallë kush se mund t’ia dal me i shpetu bizneset.
Unë pres shumë ide nga ana juaj që shembull të bashkohemi si qytetarë dhe t’i dalim në ndihmë njeri tjetrit, siq e kishim sistemin e para luftës, duke u ndihmuar mes vete që mos të na vijë jeta në fije të penit që thojnë…
Një fenomen i dhimbshëm dhe i shëmtuar është vetvrasja, për të cilin nuk flasim edhe pse ndodh…shpesh më rastis me degju nga njerëzit e dëshpërun e të pashpresë që e shohin këtë veprim si ‘zgjidhje’ apo si ‘shpëtim’ nga kjo jetë e vështirë, e këtu tek ne nuk është kah e merr për bazë askush, e as shteti!
Jemi në gjendje të bëjmë çmos, vetëm e vetëm t’i tejkalojmë bashkë edhe këto sfida/kriza!”. /Telegrafi/