Site icon Telegrafi

Labi pjesë e marshit vetëdijësues kundër abuzimit të drogave

Foto: Labinot Tahiri/Facebook

Këngëtari dhe ish-deputeti i njohur, Labinot Tahiri, është vazhdimisht shumë i përkushtuar në mbështetje të kauzave sensibilizuese dhe njerëzve në nevojë.

Së fundmi, ai ka treguar se është duke mbështetur marshin vetëdijësues kundër substancave narkotike, që do të mbahet më 4 nëntor 2019, në qytetin e Ferizajt.

Labinot Tahiri (Foto: LabinotTahiriOfficial)

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, ku shihet bashkë me organizatorët e këtij marshi, Labi ka treguar detajet e hollësishme të këtij aktiviteti që do të zhvillohet.

“Takimi i dytë i këshillit organizativ të marshit vetëdijesues kundër substancave narkotike, i cili do të mbahet të hënën me datën: 4 nëntor 2019. Takohemi në ora 11:30 para teatrit të qytetit “Adriana” dhe marshojmë drejt sheshit të qytetit “Adem Jashari” në Ferizaj.

Lusim të gjithë prindërit që ta marrin me seriozitet këtë marsh, i cili mbahet për herë të parë në mënyre masive.

Po ashtu, nxënësit tanë të jenë prezent, sepse ky marsh organizohet për sigurinë e tyre nëpër shkolla dhe kundër drogave!
#EjaedheTI

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labinot Tahiri në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version