Moderatori i njohur kosovar Labinot Gashi ka rrëfyer shumëçka nga jeta e tij private në intervistën e tij të fundit dhënë për emisionin “Lemza”.
Ai ka treguar se si po ndjehet me punën në ekranin e ri, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur eksperiencën në RTV 21.
Në një prej momenteve, Labi pyetet nga moderatoja se sa ishte rroga e tij në RTV 21, ndërsa refuzon të përgjigjjet.
Por në emisionin “Lemza” ai që nuk përgjigjjet, detyrohet ta shlyejë mos-përgjigjen me veprim.
Në këtë rast, Labi si dënim u ‘detyrua’ të këndonte si këngëtari Meda dhe Shyhrete Behluli.
Për më shumë ndiqni videon në minutazhën 51:10. /Telegrafi/