Ditën e djeshme (e hënë) bëri bujë një postim i aktores Adriana Matoshi teksa njoftoi se i është rikthyer tumori pas nëntë vitesh.
Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta si nga liderët politikë e po ashtu edhe të famshmit e tjerë të fushave të ndryshme, të cilët kanë shprehur përkrahje e gjithashtu edhe gatishmëri për ta ndihmuar deputeten e Kuvendit të Kosovës.
Një gjë të tillë së fundmi e ka deklaruar edhe ish-deputeti e këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri.
Ky i fundit shton se nëse Adrianës i duhet ndihmë do të jetë aty 24 orë, ndërkohë që beson se do ta kalojë edhe këtë sfidë.
Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):
“ARTISTËT PËR ARTISTEN
Mirengjesi shqiptar dhe nëna shqiptare!
NËSE ADRIANËS I DUHET NDIHMA JONË NE JEMI ATY 24 orë…
Kam dalur për shumë kend në rrugë, në borë e në shi, për ;- nëna, vajza, motra e vllezër, të rinjë e të reja, për të berë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijera euro se bashku me shqiptarët anekand botës.
Me Adrianën, kemi pasur njeherë takime me familjen e saj se bashku me familjen time!
Adriana është një nanë e fortë shqiptare, e njohim, e cila ka përballuar sfidatat e saj edhe në të kaluarên e deri më tani, edhe kur i ka arritur majat e sukseseve ne karriren se saj!
Nëse rastësisht i duhet ndihma nga ana jonē, për të grumbulluar mjete për shërim jashte vendit, prap edhe për artisten tonë , do të dale në rrugë si ushtar i saj , për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë semundje!
Lutemi për Adrianën tek Zoti , që ta kalojë edhe këtë sfidë dhe shërim të plotë.
Me dashuri, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë”. /Telegrafi/