Site icon Telegrafi

Labi nuk e mbështet idenë që një e huaj u zgjodh më e bukura e Kosovës (Foto)

Camila Barraza nga Argjentina është shpallur “Miss Kosova 2016” duke lënë prapa 14 bukuroshe shqiptare dhe u bë konkurrentja e vetme e huaj që e fiton këtë garë bukurie.

Një vendim i tillë për të shpallur një të huaj më të bukurën e Kosovës, nuk ka mbështetjen e prezantuesit dhe moderatorit të njohur, Labinot Gashi.

Lexo po ashtu Camila Barraza shpallet "Miss Kosova 2016" (Foto)

“Zana Krasniqi, Marigona Dragusha, Afërdita Dreshaj, Kështjella Pepshi, Diana Avdiu, Mirjeta Shala, Artnesa Krasniqi. Faleminderit për përfaqësimin e bukurisë kosovare e shqiptare që keni përfaqsuar vendin tuaj”.

“Nuk jam person që ndonjëherë kam kritiku apo kam paragjykuar, po deri sa një shtet si ne shqiptarët që kemi pas sukses sa i përket bukurisë, pse duhet një argjentinase të na përfaqësojë shtetin tonë. Respekt për organizimin”, shkruan në postimin e tij në Instagram.

Sido që të jetë, Camila do ta përfaqësojë Kosovën në dy spektaklet e njohura “Miss World 2016” dhe “Miss Universe”, i cili do të mbahet në Filipine. /Telegrafi/

Exit mobile version