Site icon Telegrafi

Labi nis pushimet në Mal të Zi: Pas lodhjeve nëpër mbrëmje të suksesshme, pak duhet të pushojmë

Labi (Foto: Instagram)

Këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri, gjatë kësaj vere është rikthyer me mbrëmje e koncerte të shumta përreth trojeve shqiptare.

Duke qenë se tashmë janë vënë masat e reja dhe është bërë një kufizim në aktivitetet muzikore, Labi duket se ka përmbyllur sezonin e ahengjeve.

Në një postim të fundit të ndarë në InstaStory, ai tregon se ka nisur pushimet në Mal të Zi pas lodhjeve dhe angazhimeve që ka pasur këtë kohë.

Labi (Foto: Instagram)

“Pas sefasë e lodhjeve nëpër mbrëmje të suksesshme, pak duhet të pushojmë se pa gjumë të rehatshëm që disa ditë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Labinot Tahiri

“Natën e mirë, gjumë të ëmbël”, shtoi më tej ai në postimin e publikuar në mesnatë.

Theksojmë se që nga 20 gushti me masat e reja janë ndaluar dasmat e klubet e natës për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Kufizimi u bë për shkak të rritjes së madhe të rasteve, që tanimë kanë kaluar shifrën 2000. /Telegrafi/

Exit mobile version