Site icon Telegrafi

Labi nis emisionin këtë të diel, zbulon edhe intervisten ekskluzive (Foto)

Labinot Gashi  ka qenë kohët e fundit temë e mediave rozë në Kosovë.

E gjithë kjo pas largimit prej RTV21 dhe fatit të emisionit të shikuar ‘1 kafe me Labin’.

Por, ka arritur javë më parë të nënshkruaj kontratë me KTV-në, ku këtë të diele do të nis transmetimi i emisionit, transmeton Telegrafi.

Moderatori përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram ka zbuluar se mysafire e para do të jetë këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri.

Emisioni do të ketë të njëjtin orar si në të kaluarën duke filluar nga ora 12:00.

Ndryshe, theksojmë se këngëtarja ka publikuar javë më parë këngën e re të titulluar ‘Four Seasons’, i cili deri më tani është shikuar mbi 1.1 herë në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version