Moderatori i njohur Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë javë më parë.
Dasma e tyre bëri shumë bujë në rrjetet sociale, dhe ishte një nga më të diskutuarat në media.
Tani dyshja i janë rikthyer punës së përditshme, ku Labi po merret me emisionet e reja të “1 kafe me Labin”.
Së fundmi, ai ka udhëtuar në një vend mjaft lukos për të xhiruar një nga emisionet e tij të radhës.
Në rrjetin social Instagram, Labi ka publikuar disa fotografi nag Dubai, që është edhe lokacioni që do të shohim në emisionin e tij të radhës.
Ndërkohë Qendresa këto ditë ka qëndruar në Kosovë, ku kohën e lirë e ka shfrytëzuar për ta kaluar me mikeshat e saj, teksa ka publikuar një footgrafi në InstaStory, ku shihet të ketë darkuar në një restoirant së bashku me to. /Telegrafi/