Këngëtari Labinot Tahiri, i cili tash e një kohë është bërë i njohur për iniciativat e shumta humane që ndërmerr, është nderuar së fundmi me medalje për kontribut nga Rinia Evropiane e Kosovës, në krye me Avdullah Hasanin – i njohur shkurtimisht si Dulla.
Këta të fundit kanë vlerësuar lartë kontributin e tij si humanist, gjë që e ka bërë një shembull ideal edhe për të tjerët.
Labi i ka falenderuar për nderimin, gjersa me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se këtë çmim ua dedikon të gjithë shqiptarëve,
“Këtë medalje ia dedikojë popullatës shqiptare të cilët treguan zemërgjerësinë dhe bujarinë që kanë mes njeri tjetrit. Jam gjallë për ta treguar misionin e shqiptarëve se sa të lidhur jemi mes vete. Ata e dëshmuan në shumë raste vetën duke mbledhur në orë rekord shuma të cilat u deshnin për ti shëruar fëmijët tanë”, ka thënë ndër të tjerash ai.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Faleminderit për shperblimin.
Unë këtë medalje, ia dedikojë popullatës Shqiptare, të cilët treguan zemërgjersinë dhe bujarinë që kanë mes njeri tjetrit.
Unë jam gjallë për ta treguar misionin e shqiptarëve se sa të lidhur jemi mes vete.
Ata e deshmuan në shumë raste vetën duke mbledhur në orë rekord shuma të cilat u deshnin për ti shëruarë fëmijet tanë.
Ja që sot u shperbleva nga Shteti
Atë që kam në duart e mia, ajo i takon popullit tonë shqiptarë
Ju jeni më meritorët në çdo sfide të atdheut e të familjeve në nevojë.
Ta vazhdojmë këtë rrugë, keshtu ishin të parët tanë.
Falenderoj, Z. Avdullah Hasanin për ndarjen e kêtij çmimi i cili është Presidenti i Rinise Evropiane.
Z. Elmi Reçica, Deputet ne Parlamentin e Kosoves, me prezencen e tij, na nderoi të gjithëve si Ferizajas dhe qytetarë të këtij atdheu.
Z. Reçica, më dhuroi nje Libër me vlerë, në të cilin shkruhet çdo intrigë e Serbise mbi popullaten Shqiptare dhe mbi ato që nuk i mbarte kurrê UÇK-ja, për veq se vlerat e saj në luften për Liri.
Ky Libër mu dhurua për ta bartur çdoherë mesazhin tek të rinjët, se lufta e Uçk-së ishte e paster dhe ashtu do të mbetet.
Po ashtu ishte nje takim me Z.Agim Aliun Deputet në Parlamentin e Kosoves të cilët na nderuan me pritjen e tyre miqësore” (sic.).