Site icon Telegrafi

Labi ndan foto me bashkëshorten: Zoti ua ruajt familjet nga kjo periudhë me të cilën po përballemi

Foto: Instagram

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Labinot Tahiri, këtë vit ka qenë një nga emrat më të lakuar në shtypin rozë.

Kjo për shkak të deklaratave që ka bërë në vazhdimësi e po ashtu edhe për postimet që ndan në rrjete sociale.

Krahas anës së tij humane dhe sukseseve të shumta në karrierë, Labi është mjaft i përkushtuar edhe ndaj familjes së tij.

Ai së fundmi ka ndarë një fotografi përkrah bashkëshortes, Hanës, duke uruar një vikend të këndshëm për të gjithë.

Lexo po ashtu Fondacioni i Labit dhuron 10 mijë euro për bombola të oksigjenit

“Me Hanën, vikend me familje! Vikend të këndshēm për të gjith juve, dhe ua ruajt Zoti familjet nga kjo periudhē me të cilën po perballemi. Me dashuri dhe respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Foto: Instagram

Labi po ashtu ditë më parë me anë të fondacionit të tij “Labinot Tahiri” u doli në ndihmë spitaleve rajonale, të cilat po përballen me mungesë të oksigjenit për pacientët që po trajtohen me COVID-19.

Në bazë të kësaj, ky fondacion ka ndarë 10 mijë euro për blerjen e bombolave të oksigjenit për spitalet e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version