Site icon Telegrafi

Labi me djep në plazh (Foto)

Pas angazhimeve muzikore gjatë sezonit veror, Labinot Tahiri ka vendosur të pushojë.

Këngëtari ferizajas ka zgjedhur bregdetin shqiptar, përkatësisht Durrësin, për të kaluar disa ditë pushimi së bashku me familjen, transmeton Telegrafi.

Në disa fotografi të publikuara nga vetë artisti, afër tij shihet një fëmijë i shtrirë në një djep.

“Dikurë edhe unë, edhe ti ishim fëmijë dhe nuk janë ndalur duke na përkundur prindët tanë! Unê insistova që në bregdet ta kemi dhe beshikun për t’ia knaq shpirtin këtij fëmiju!”, ka shkruar Labi në profilin e tij në “Facebook”.

Fëmija që këngëtari përkund në djep, është mbesa e tij Diazara. /Telegrafi/


Exit mobile version