Site icon Telegrafi

Labi: Ky është momenti kur Kosova dhe Shqipëria bëhen një (Video)

Kosova dhe Kroacia do të takohen në kuadër të kualifikueseve për botërorin e futbollit, Rusia 2018.

I pranishëm në stadiumin shkodran të Loro Boriçit do të jetë edhe këngëtari Labinot Tahiri.

Lexo po ashtu Zyrtare: Kosova do të luajë me këto fanella sot (Foto)

Gjatë rrugës për në qytetin e Shkodrës, këngëtari has në një kolonë të Policisë së Kosovës, të cilët do të jenë të pranishëm në stadium për të mbajtur rend dhe qetësi, transmeton Telegrafi.

Labi ishte aq entuziazmuar sa që ka filmuar këtë rast duke thënë që Kosova dhe Shqipëria janë një shtet “Kënaqësi kur e shohim këtë konvoj Policor, të lirë nëpër tokën Shqipe. Rruga e mbarë TrimaPolicia Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Labi.

Ndryshe, edhe dje për të shikuar ndeshjen kanë udhëtuar edhe një grup i aktorëve prej Kosovës, të tillë, si Vedat Bajrami, Osman Azemi, Astrit Kabashi, fatmir Spahiu, Mensur Safçiu e shumë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version