Site icon Telegrafi

Labi kundër pjesëmarrjes së Bregovic në Korçë, por i lut shqiptarët që të mos përçahen ndërmjet vete

Artisti dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, ka komentuar ftesën e muzikantit boshnjak, Goran Bregovic, në ‘Festën e Birrës’ në Korçë.

Në postimin e shpërndarë me fansat në rrjete sociale, ai u bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë që të mos përçahen ndërmjet vete.

Labi tutje shton se këtë e ka bërë politika dhe se një gjë e tillë nuk duhej të ndodhte.

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Shqipëri oj nëna jonë.

Me mundesi, mos e kalo pa e lexuar!

Thirje atyre që përqahen mes vete ne postime ndaj ati koncerti që lendon zemrat e shqiptarëve!

Politika nuk bën pjesë nëpër rrjedhat e gjakut tonë. Ajo është e ardhur si mjet përqarjeje, aty ku një atdhe nuk është shumë i fuqishëm, si pasoj e politikanëve të ligë!

Vëllezër e motra shqiptare, po e llogarisë veten si i fundit me radhë ndaj reagimit që duhet t’a bëjmë të gjithë artistët, kundër mbajtjes së atij koncerti, i cili lëndon zemrat e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë!

Neve e dim se ju si vëllezër e motra për ne, nuk e keni ftuar atë këngëtarë që i ka thurrur lavdi gjenocidit në Kosovë, por këtë e ka bërë politika e ligë, ku disa politikanë mundohen ta duan civilizimin e turpshëm ( duke e dashur aty një këngëtarë serb, ku në anen tjetër poshtron gjakun shqiptarë!

Mos bini pre e postimeve të liga deri në atë masë që me u përqa ne si shqiptarë nëpër komente!

Lexo-
Dikurë, kur as regjimi i Milloshit në Kosovë e as ai i Enver Hoxhës në Shqipëri, nuk e kishin mundësinë t’a ndalonin shqiptarin t’a donte Kosovën e Shqipërinë, t’a ëndërronte bashkimin, e t’a dërgoj dheun nga Shqipëria në Kosovë, – as tani, askush, asnjë politikan e asnjë këngëtarë, nuk do të mund të na ndaloj t’a duam Shqipërinë!

Shkoni kah do që ua do zemra në Shqipëri duke e sabotuar çdo përqarje.

Të jetojmë me dashuri për njeri-tjetrin, ashtu siç thonë Bibla e Kurani, e mbi të gjitha Vatani”,

Me shumë dashuri për çdokë që i rrah zemra shqip,

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë!”. /Telegrafi/

Exit mobile version