Fatos Kryeziu është një ndër aktorët më të pëlqyer në shtetin tonë.
Ai u bë i famshëm në rolin satirik në serialin “Kafenej Jonë”, ku me emrat “Labi” dhe “Koka” portretizonte djaloshin naiv.
Pos botës së aktrimit është edhe këngëtar, ku kohët e fundit ka sjell disa bashkëpunime të ndryshme muzikore.
Por, prizrenasi njihet edhe përkushtimin e madh që ka për familjen e krijuar së bashku me bashkëshorten Arbonelën.
Pikërisht me këtë ka pozuar gjatë pushimeve verore dhe imazhin e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Kjo ka bërë që të merr komente pozitive dhe pëlqime prej fansave që i uruan pushime të këndshme.
Ndryshe, aktori së fundi ka sjell këngën “Nargile”, në bashkëpunim me Faton Isufin. /Telegrafi/