Site icon Telegrafi

Labi flet si politikan: Ka dy fjalë për protestat kundër Demarkacionit

Labinot Tahiri ka folur rreth protestave të nesërme kundër Demarkacionit.

Këngëtari ka kërkuar që protestohet në mënyrë paqësore duke uruar që askush të mos lëndohet.

Labi ka folur një destabilizm i mundshëm i gjendjes është në disavatazh të shtetit të Kosovës.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një gjithë popullore kundër ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, i cili do të do të vijëzojë kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi. /Telegrafi/

Postimi i plotë i Labit:

Vëllezër e motra, urojmë që nesër nuk do të qajë as një nënë për fëmijën e saj, nga plumbat e shqiptarëve dhe nga asnjë plumb.
Boll jemi mbytur nga ata plumba të regjimeve të tjera deri në ditën e Lirisë.
Boll jemi rrahur nga torturat më të ndryshme nga regjimi shumë vjeçar i cili ishte në Kosovë….!
Më së paku i duhet KOSOVËS destabilizimi.
Ky vend do ardhmëri, ky popull do urtësi, do që të ketë dinjitet dhe të ndjehet Luan nê vendin e tij.
jo shkatërrimit, jooooo….. me e vu policinë dhe popullatën në pozitën të cilën nuk duam ta shohim duke bërë atë nga më të pa dëshiruarën. Zoti na e ruajt jetën e të gjithëve.
Nesër pikëpyetje e madhe se çfarë do bëhet me fatin e Shqiptarëve të Kosovës!

Exit mobile version