Moderatori i njohur Labi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Lemza” të Tribuna Channel.
Ai ka rrëfyer shumëçka nga e kaluara e tij, familja, shoqëria dhe puna, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe eksperiencën e re me emisionin në KTV.
Një nga pyetjet gjatë intervistës kishte të bënte edhe me shkollën e mesme, ndërsa Labi nuk hezitoi të përgjigjet as për këtë pjesë.
Me trishtim Labi tregoi se ai nuk e ka ditur se ç’do të thotë të jesh taman në një shkollë të mesme, pasi koha kur ai ka qenë në atë moshë ishte kohë lufte, dhe shkollat mbaheshin nëpër shtëpia.
Ndërkohë më pas atij i kanë lëshuar një insert, ku shfaqej një prej miqve të tij më të mirë nga shkolla, i cili rrëfeu ‘prapësitë’ që bënte Labi kur ishin në shkollë.
Moderatori edhe vet pranoi se ishte iniciator i ikjeve nga orët e mësimit, ndërsa i pyetur për simpatinë e parë, Labi nuk refuzoi të tregojë se ka pasur kur ishte i ri, por që kanë mbetur në të kaluarën.
Për më shumë, ndiqni videon nga minuta 13. /Telegrafi/