Labinot Tahiri ka pasur një lidhje të drejtpërdrejt në rrjetin social në Facebook.
Ai ka kërkuar që të mos thirret këngëtar dhe politikan, pasi që sipas tij, ai para se gjithash është humanist.
Ndër të tjerash Labi ka pohuar se ka një ëndërr dhe po shpreson se do ta realizojë, transmeton Telegrafi.
“Ëndrra ime është të hap një spital të leukemisë. Shpresoj se do ta hap në të ardhmen”, ka thënë Labi.
Ky i fundit ka premtuar se do të ndihmoj të gjithë njerëzit, të tillë si Albanin dhe Malvesën.
Kujtojmë se këngëtari është kandidat i partisë së AKR-së për të parin e qytetit të Ferizajit. /Telegrafi/