Rreth rastit të Lirije Gashit, nënës e cila e humbi vajzën e saj Xheneta Gashi pasi ra mbi të një pjesë e shtëpisë së vjetër në Prizren, po interesohet edhe këngëtari Labinot Tahiri.
Ai gjatë inkuadrimit në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka deklaruar se ky rast e ka prekur shumë jo vetëm atë, por edhe nënën dhe motrën e tij.
Labi po ashtu tregoi se është i gatshëm të jep donacion dhe të interesohet që këtë ta bëjnë edhe të tjerët, meqë sipas tij sot njerëzit kanë mundësi që për 24 orë këtë zonjë ta fusin në shtëpi të re, ashtu siç kishte ndodhur edhe me herët me një rast tjetër social të një familjeje në gjendje të rëndë ekonomike.
Për t’i dalë në ndihmë Lirije Gashit, e cila për momentin nuk ka kulm mbi kokë, është hapur një xhirollogari bankare, ku të gjithë ata që duan t’i dalin në ndihmë mund të deponojnë dhe transferojnë para:
Lirije Gashi
Numri i llogarisë bankare: 1502001003735679
Emri i Bankës: Raiffeisen Bank
Swift kodi: RBKOXKPR