Moderatori i njohur Labi tash e dy vite është i fejuar me bukuroshen Qëndresa Bajrami.
Përvjetorin e fejesës së tyre dyshja vendosën ta kalojnë së bashku, gjersa për Qendresën data 13 prill ka edhe një tjetër rëndësi shumë të veçantë, pasi në këtë datë ajo feston ditëlindjen.
Ndërkohë Labi u kujdes që për këtë ditë speciale t’i bëjë një asaj dedikim emocional përmes rrjetin social Instagram.
Ai ka publikuar një fotografi shumë të veçantë ku shfaqet bashkë me Qëndresën, teksa në urimin e tij shkruan: “Festofshim gjithmonë bashkë, urime ditëlindje dhe 2 vjetori i fejesës sonë” (sic.).
Ata janë një ndër çiftet më të dashur për publikun, gjersa vetëm pak javë më parë patëm rastin t’i shohim së bashku në poltronin e opinionistëve të “Big Brother”. /Telegrafi/