Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar masat e reja që do të ndërmerren për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, dhe se në shtatë komuna do të ketë orë policore.
Komunat me këtë vendim do të jenë: Prishtina, Podujeva, Gjakova, Peja, Gjilani, Ferizaj dhe Mitrovica e Jugut.
Me një vendim të tillë duket se nuk po pajtohen gastronomët, por edhe artistët.
Këngëtari i njohur shqiptar, njëherësh ish-deputeti Labinot Tahiri, e ka kundërshtuar kategorikisht qysh në fillim ekzistencën e virusit COVID-19.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë sërish thirrje për një protestë tjerë masive, duke shtuar se një situatë e tillë nuk tolerohet më.
Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“Të premten ora 11:00 zgjohemi në qytetin tonë dhe ne tere Kosovën!
Padrejtesi e pa duruar!
Maskat me vete dhe kush do qe semuret mban pergjegjesine e vet!
Jo nese nje Labinot infektohet dhe vdes, me u mbyll krejt qyteti.
Çka kemi ne me shumë se Suedia?????
Asgje me shume, varferinë e kemi kaq!
Ore policore ështê fyese per qytetarët!
Me respekt, Labi!”, ka shkruar Tahiri në Instagram.
Kujtojmë që i njëjti bashkë me disa kolegë të tij këngëtarë por edhe përfaqësues të gastronomisë, kishte dalë edhe në muajin qershor për të protestuar para Qeverisë së Kosovës për vendimin që të mos organizohen dasmat apo ahengjet familjare, por që kërkesa e tij nuk ishte marrë parasysh. /Telegrafi/