Site icon Telegrafi

Labi bën një tjetër hap për të ndihmuar Liridonën dhe Edonën (Video)

Labinot Tahiri do të jetë sot i ftuar në televizionin publik të RTK-së.

E gjithë kjo për të ndihmuar Liridona Gajtanin dhe Edonën Demaku nga Gjilani, ku ka këngëtari ka ftuar biznese dhe qytetarët ti bashkangjiten aksionit bamirës.

“Sonte të gjithë për Liridona Gajtanin dhe Edonën nga Gjilani! Sonte i ftoj që të marrin pjesë të gjithë bizneset e ndryshme të paktën me mundësitë tona të hedhim pak para për Liridonën dhe Edonën! Gjithçka Live do bëhet nga televizioni RTK!”, këto janë fjalët e Labinot Tahiri-Labi.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar që si kandidat i AKR-së të synojë të bëhet kryetar i qytetit të Ferizajit. /|Telegrafi/

Exit mobile version