Site icon Telegrafi

Labi bën dhurimin e radhës në Skenderaj, mirëpritet nga kryetari Bekim Jashari

Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri, tash e sa kohë ka nisur një aksion humanitar për të ndihmuar spitalet e Kosovës.

Ai u ka dhuruar disa prej spitaleve regjionale aparatura për prodhimin e oksigjenit, pasi tash e sa kohë disa prej spitaleve në Kosovë, po përballen me mungesë të oksigjenit për shkak të numrit në rritje të rasteve me COVID-19.

Ndihma e radhës ka qenë për Komunën e Skenderajt, të cilën Labi e ka vizituar të martën.

Foto: Labinot Tahiri/Instagram

Ai ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku ka treguar se është mirëpritur nga i pari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Të dashur qytetarë, edhe sot vazhduam me aksionin tonë, duke i’a dhuruar qytetit të Skenderajt, QKM-f dy aparatura për prodhimin e Oksigjenit!
Dua ta falenderoj kreytarin e nderuar z Bekim Jashari dhe drejtorin e kēsaj klinike për pritjen që na e bën!

Uroj që lehtesirat do të janë në vazhdimsi për shqetsimin e mjekëve aty ku mungon OKSIGJENI!

Nga dita e parë e deri mē sot kam qenë dhe jemi aktiv për shëndetin e qytetarëve, pamvaresisht se nga cilat semundje vuajnë.

Këto aparatura duhen edhe pas pandemise , sepse këto prodhojnë dhe sigurojnë OKSIGJEN.
Falenderojmë ordinancên Stomatologjike DENT FIX, dr Fehim Haliti për dhurimin e këtij donacioni, ku sot u dhuruan përmes fondacionit tonë!

Vazhdojmë…..!

Labi Kosovë e Shqipërisë!”, ka shkruar Labi. /Telegrafi/

Exit mobile version