Site icon Telegrafi

Labi ballafaqohet me gjendje lufte në Ferizaj (Foto)

Labinot Tahiri është ballafaquar sot në qytetin e lindjes me pamje lufte.

Këngëtari me të dal prej shtëpisë ka hasur disa njerëz të mbledhur para një kamioni, i cili po ndante ndihma në qytetin e Ferizajit.

Ai ka bërë apel personave që po e sulmojnë të dalin e t’i ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe mos të shpifin kundër tij.

Postimi i plotë i Labit

Duke levizur rruges në qytetin tim gjatë ditës së sotme, nuk e dija se kjo që po ndodh a është në vendin tim a po në ndonje shtet ku ka luftë..!

Eh more individ vazhdoni te sulmoni një Labinot, ndërsa veq çka po rrritët varfëria në qytetin tone dhe ne vendin tonë!

Pikërisht këto skena më kanë shtyre që unë të bëj të pa mundurën për vendin tim!! Duke i parë edhe para luftes edhe pas saj këto skena, e jo, të me sulmoni se për politike po i bej keto vepra!

Dilni pra, ndihmojuni edhe ju qe më sulmuat e po më sulmoni, dilni ndoshta është aty edhe ndonjë familjarë i juaj duke marrë ndihma!

Më vjen keq o familjarë, këtë pamje dikur e shifja vetem ne luftē dhe para saj tek Hyzri Varoshi kur shperndante ndihma, ndersa sot është viti 2016-2017!

Zoti e ndihmoftë këtë popull! Mund të shperndaja edhe unë apo te grumbulloja ndihma sote e neser e pasneser, por ndoshta dikush sikur e do popullin tonë në kêtë gjendjee dhe ja ku e keni mrapa ambulantes ne Ferizaj.

Ngoni mirë sa ta kemi këtë gjendje, do varferohen edhe ata që mendojne se kurr nuk do varferohen.
Kjo i bie nese te ka prek e keqja ne kojshi prite në shtëpi.
Me keqardhje Labinot Tahiri!

Exit mobile version