Telegrafi

“Laberion” shpallet Top Ndërmarrja e vitit 2009

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Jonuz Kastrati, tha se kjo ministri përmes projektit “Ndërmarrja më e suksesshme e Vitit” e ka kthyer promovimin e sukseseve të bizneseve tona në një manifestim tradicional dhe kjo mundëson përcjelljen çdo vit të trendit të rritjes së forcës reale ekonomike të Kosovës, përball konkurrencës rajonale.

Sipas tij MTI-ja gjatë vitit 2009 angazhimet e saja i ka vendosë në fusha të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt stimulim të bizneseve ne vend.

Naser Grajçevci, kryeshef i Agjencisë për Mbështetjen Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, tha se garën e sivjetme për ndërmarrjen më të suksesshme e kanë fituar 13 ndërmarrje, nga gjithsej 56 sa kanë konkurruar në nivel vendi. Top ndërmarrja për vitin 2009 nga juria profesionale është shpallur kompania “Laberion” nga Podujeva, ka njoftuar Grajçevci.