Labeli i 2po2, i cili në jetën reali quhet Besnik Canolli, është shtuar edhe me një këngëtare.
Nita Latifi tani e tutje do të jetë në menaxhimin e grupit të reperit shqiptar.
Kështu së paku ka bërë të ditur 2po2 përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.
Nita Latifi është emri më i ri i kësaj familjeje muzikore, krahas reperit Capital T, ka bërë me dije këngëtari prishtinas.
“Përshëndetje për Nita Latifin. Sot ajo është bërë pjesë e familjes tonë”, ka shkruar Besniku. /Telegrafi/