Telegrafi

“La Vita”, emisioni më i ri në RTV Dukagjini

RTV Dukagjini ka filluar me skemën e re programore me shumë emisione të reja argëtuese.

Në kuadër të këtij pasurimi duke filluar nga sonte, çdo të mërkurë do të shoqëroheni me emisionin më të ri “La Vita”, i moderuar nga Nita Brisku.

Emisioni më i ri do të trajtojë tema që lidhen vetëm me jetën.

Njerëzit e skenës sonë do t’i njiheni në një kënd të ri e të panjohur për jetën e tyre.

Muhamet Arifi, Faton Isufi, Afrim Muçaj dhe Neki Emra ishin mysafirët e parë të këtij emisioni.

Tema e parë e këtij emisioni për të cilët secili nga panelistët janë rrëfyer ka të bëj me thashethemet.

Emisioni do të transmetohet në terminin 22:40, menjëherë pas edicionit të fundit të lajmeve.