Telegrafi

“La Verita” publikon incizime të reja në të cilat thotë se është zëri i Katica Janevës

Në web-faqen e gazetës italiane “La Verita” këtë mëngjes është publikuar audio-incizim, në të cilën dëgjohet marrëveshja mes Bojan Jovanovskit dhe Orce Kamçevit.

Në një nga incizimet, gazeta thekson se është zëri i prokurores speciale Katica Janeva, e cila përmes telefonit i thotë Kamçevit të mos shqetësohet dhe se gjithçka do të jetë në rregull, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mos u shqetëso për asgjë, gjithçka do të jetë ok”, dëgjohet nga incizim, për të cilin gazetari italian thotë se është Katica Janeva.

Në bisedat e publikuara dëgjohet se si bashkëbiseduesit merren vesh për marrjen e parave dhe lirimin nga burgu të Kamçevit./Telegrafi/