Site icon Telegrafi

I la të habitur të gjithë: Femra më e bukur në botë e paparë në këtë edicion!

Manekinia e famshme, Bella Hadid (24) me vetëbesim ec në pista mode dhe shënon suksese në modeling, ndërkaq bukuria e saj ka ngazëllyer jo vetëm disenjatorët e njohur, por edhe gjithë botën

Edhe pse jemi mësuar ta shohim në ngjarjet më të rëndësishme në tip-top edicione, manekinia amerikane në jetën private kënaqet e veshur në rroba sportive dhe të rehatshme, transmeton Telegrafi.

Një ndër momentet e tilla pas një fotosesioni në New York e kanë shënuar paparacët.

Mirëpo, stili i saj i veshjes prej djaloshari nuk ka hasur në entuziazmin e fansave të saj.

Ajo kishte veshur një xhaketë të gjerë dhe gjithashtu një pjesë të ulët të rastësishme të tutave, me një kapelë në kokë dhe maskë mbrojtëse në fytyrë.

Bella ka shëtitur e veshur një xhaketë të gjerë dhe tuta. Me flokët e lidhura dhe të yndyrshme, e dallueshme është edhe fytyra e saj tepër e zbehtë.

Mediet raportojnë se modelja e njohur mund të ecte rrugëve në mënyrë të relaksuar pasi ishte krejtësisht e panjohur për shkak të stilit të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version