Udhëtari nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, e la të birin në karrigen brenda dhe doli të ndizte një cigare, por mbeti i befasuar kur treni papritmas u nis.
Fillimisht, ai mbeti duke shikuar nga platforma, për të vazhduar të thërriste dhe t’i godiste dyert, në përpjekje që ta ndalonte, transmeton Telegrafi.
Pamjet nga të dy këndet, e tregojnë atë teksa largohet nga bordi, si dhe kur ndodhet në platformë me disa të pranishëm, të cilët po ashtu provonin t’i dalnin në ndihmë.
Shikuesit e kanë kritikuar atë, për faktin se la vetëm një fëmijë të pambrojtur, duke rrezikuar të jetë pre e ndonjë keqbërësi. /Telegrafi/