Site icon Telegrafi

La studimet fitoi 8.9 milionë dollarë në poker

I riu me prejardhje nga Quebecku u bë kështu kanadezi i parë i cili fitoi Kampionatin botëror të Pokerit. Partia me nëntë lojtarë të pokerit mori fund të dielën, ndërsa të hënën në mbrëmje në lojë mbetën vetëm Duhamel dhe John Racener.

Në partinë 90 minuta fitoi Racener, 24 vjeçar nga Florida. “Unë jam njeriu më i lumtur i botës”, deklaroi ky i ri i cili shtoi se për të është nderë që është Kanadezi i parë që ka fituar titullin e më të mirit në botë për poker.

Duhamel në moshën 19 vjeçare braktisi studimet në Montreal dhe iu përkushtua pokerit. “Karrierën” e filloi duke luajtur poker në internet. Në turnir i cili filloi në korrik morën pjesë 7319 lojtarë pokeri të cilët për pjesëmarrje paguan 10.000 dollarë, ndërsa disa këtë të drejtë e arritën duke fituar në turne më të vogla. /Telegrafi/

Exit mobile version