Ndeshja miqësore mes Spanjës dhe Shqipërisë po zhvillohet në Kataloni, ku nuk mungojnë thirrjet e tifozëve spanjoll, flamujt dhe mesazhe në lidhje me këtë pjesë të vendit.
Federata Spanjolle e Futbollit ka arritur atë që katër vite më parë dukej e pamundur që kombëtarja të luante në tokën katalanase, në këtë rast në stadiumin e Espanyol.
“Katalonia është Spanja!”, “Unë jam spanjoll, spanjoll!” dhe “Rroftë Spanja!” u këndua nga tribunat pa pushim në minutat e parë të ndeshjes.
BARCELONA CON LA SELECCION
España – Albania @SeFutbol #cornella pic.twitter.com/Fpl293rA4g— FORO MDM (@elforomdm) March 26, 2022
Kjo ndodhte pas tetëmbëdhjetë vitesh, hera e fundit kur Spanja kishte luajtur në Barcelonë.
Familje të tëra morën pjesë në këtë ngjarje për të inkurajuar Spanjën e Luis Enrique, por edhe për të dhënë mesazhet e tyre.
Marca shkruan se kjo ndeshje ndaj Shqipërisë, ishte ndeshja në të cilën ishin parë aq shumë flamuj spanjollë në dekadën e fundit.
Në anën tjetër tifozët kanë brohoritur për të gjithë lojtarët, pavarësisht ngjyrës së fanellës që veshin me klubet e tyre.
Marca e konsideron si rikthim të madh që Spanja është kthyer të luajë në Kataloni. /Telegrafi/