Ylli i UFC-së, Vanessa Demopoulos po kërkon të shënoi fitoren e tretë nga tri ndeshje të zhvilluara gjatë këtij viti.
Bëhet fjalë për ‘luftëtaren’ amerikane e cila do të ndeshet sonte në UFC Vegas 65 kundër brazilianes Maria Oliveira.
Demopoulos deri më tani ka dy fitore në peshën “strawweight” për vitin 2022, ku mposhti Silvana Gomez Juarez dhe Jinh Yu Frey.
Pjesa interesante në këtë histori është se para se të mundte Juarez në UFC 270 në janar, ajo la punën e saj si striptiste për t’u fokusuar në karrierën e saj të MMA me kohë të plotë.
Demopoulos 34 vjeçe, kaloi 13 vjet si striptiste përpara se të merrej vetëm me MMA.
“Unë u largova nga të qenit një striptiste për të vazhduar këtë sport”, ka thënë fillimisht Demopoulos.
“E lashë kërcimin rreth gjashtë deri në tetë javë më parë vetëm që të mund të fokusohesha me kohë të plotë në MMA, ta merrja këtë jashtëzakonisht seriozisht në palestër çdo ditë”, përfundoi luftëtarja. /Telegrafi/