Sot, Kelsey poston rreth tri video në javë dhe menaxhon kanalin nga shtëpia.
“Ndërsa kanali po bëhej gjithnjë e më i popullarizuar, unë fillova të fitoja para nga ai. Kështu e mora idenë se në fakt mund të ishte puna ime”, ka rrëfyer Kelsey për BBC.
Ai la punën e tij si asistent biznesi verën e kaluar për të pasur më shumë kohë për të bërë atë që do.
“Tani fitoj dy herë më shumë se në punën time të mëparshme. Është një gjë e vërtetë që mund ta fitoj duke qenë shefi i vetes në të njëjtën kohë”, vazhdoi Kelsey.
Kanali i tij ka rreth 128,000 abonentë dhe siç tha ai, “shpenzoj nga 50 deri në 60 orë në javë duke luajtur Football Manager”.
“Është shumë e pazakontë kur thoni se karriera juaj do të jetë duke luajtur një lojë video, por me gjithë biznesin që po rritet muaj pas muaji, unë do të përpiqem ta bëj këtë për aq kohë sa të mundem”, përfundoi Kelsey. /Telegrafi/