Gazeta franceze La Parisen ka akuzuar Barcelonën për interes të rremë për kthimin e Neymarit në Camp Nou.
Sipas një raporti në të përditshmen franceze, Barcelona ka krijuar në mënyrë të rreme interesin për të ri-nënshkruar me reprezentuesin brazilian.
E gjithë kjo sipas tyre ka ardhur pasi drejtuesin donin që të qetësojnë kapitenin e klubit, Lionel Messi, përpara sezonit të ri.
Messi raportohet se i ka thënë menaxherit Ernesto Valverde se dëshiron ta shohë Neymarit përsëri në klub, por asnjë ofertë zyrtare nuk është paraqitur tek Paris Saint-Germain.
Kampionët e La Ligës raportuan se i kanë ofruar PSG-së një marrëveshje lojtar plus-para që përfshin Philippe Coutinhon, megjithatë kjo u refuzua menjëherë nga skuadra franceze, të cilët po qëndrojnë në çmimin e tyre të kërkuar prej 200 milionë eurosh.
Interesimi për Neymar, nga rivalët e Real Madridit, është gjithashtu një faktor, sipas La Parisen, dhe Barcelona do të bëjë një ofertë të re për PSG-në javën e ardhshme. /Telegrafi/