Site icon Telegrafi

La muzikën për të shkurar libër, DJ Flow bën rrëfimin interesant në “Shok Podcast”

DJ Flow, emri i vërtetë i të cilit është Faton Loshi, ka qenë i ftuar në “Shok Podcast”, ku ka ndarë me moderatorin Fis Juniku shumë detaje rreth jetës së tij dhe karrierës.

Dj-i i njohur, që ka bërë emër në botën e muzikës, ka zhvilluar në bisedë për një periudhë të papritur të jetës së tij, kur vendosi të braktiste muzikën për t’u përkushtuar një tjetër pasioni: shkrimin dhe krijimin e librave.

Në bisedën me Junikun, DJ Flow shpjegoi se ndonëse muzika ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij, ai ka ndjerë nevojën për t’u larguar nga skena muzikore dhe për t’u zhytur në botën e fantazisë dhe krijimtarisë letrare. “Në fund të viteve 2017-2018, vetëm ia kam nisur të shkruaj pjesë-pjesë. Kam shkruar libra fantazi sepse gjithmonë kam fantazuar botë të brendshme”, shpjegoi ai.

Faton Loshi tregoi se ky ndryshim i papritur i drejtoi mendimet dhe energjitë e tij drejt krijimit të një vepre letrare. “Libri sa ka dalë, para një jave ka qenë promovimi”, shtoi ai, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për të. Ai tregoi gjithashtu se libri i tij, i titulluar “Lulja e Mjegurit – Tehsadora”, ka dalë së fundmi në shitje dhe ka tërhequr vëmendjen e lexuesve.

Për të, ky libër përfaqëson një botë të re dhe një hap të guximshëm larg nga muzika që ka dominuar jetën e tij për vite. Faton Loshi, nëpërmjet shkrimeve, ka krijuar një univers të pasur fantazie që pasqyron imagjinatën dhe pasionin e tij për të eksploruar dimensione të tjera të artit.

Për më tepër, ai ka ndarë me fansat dhe ndjekësit e tij përpjekjet dhe pasionin për këtë drejtim të ri, duke theksuar se libri është një realizim i ëndrrave të tij dhe një projekt që ka marrë shumë kohë dhe përkushtim. /Telegrafi/

Exit mobile version